English

Bleu karburant me dollarë falsë, arrestohet 22-vjeçari turk në Fier

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 22-vjeçar turk u arrestua në Fier pasi bleu karburant me kartëmonedha të falsifikuara.

- Advertisement -

Pas kallëzimit të një punonjësi të një pike karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar me dollarë falsë për furnizimin e automjetit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndërmori veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Gjatë kontrollit të automjetit të marrë me qira nga ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe e dyshuar si e falsifikuar. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?