Qindra efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare do të angazhohen ditën e enjte për protestën e thirrur nga opozita para Parlamentit.
Organizatorët e kësaj proteste kanë kërkuar 5 orë leje, leje e cila është miratuar.
Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion lartë për të identifikuar lëvizjet e protestuesve.
Gjithashtu, në rast incidentesh në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbahet protesta e 10-të e opozitës te Bashkia Tiranë, digjen goma makinash
- Protesta para Bashkisë së Tiranës, Policia publikon masat: Distancohuni nga dhuna