Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të diskutojë hapat që Izraeli “mund dhe duhet” të marrë për të minimizuar viktimat civile gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tel Aviv.
“[Ne] do të flasim për hapa konkretë që mund dhe duhet të ndërmerren për të minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve në Gaza, dhe kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara,” tha Blinken të enjten.
Ndërsa sekretari nuk dha detaje të tjera, ai përsëriti se tema është në agjendën e vizitës. Blinken pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, sipas Departamentit të Shtetit.