English

Bllokim rrugësh në Prrenjas për shkak të reshjeve të dendura të borës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar prej më shumë se 3 orësh aksin rrugor nga Pogradeci deri në Prrenjas dhe më tej, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët dhe udhëtarët.

- Advertisement -

Banorët raportojnë mungesën e borëpastrueseve, çka ka rënduar situatën dhe ka bërë rrugën nacionale thuajse të pakalueshme.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm në Steblevë, ndërsa ngricat e shoqëruara me reshjet kanë përkeqësuar kushtet e qarkullimit. Në aksin Librazhd-Peshkopi, pavarësisht përpjekjeve me borëpastruese, rruga mbetet pothuajse e pakalueshme.

Gjithashtu, në disa zona raportohet mungesë energjie elektrike, duke shtuar shqetësimet për banorët e izoluar. Banorët e Prrenjasit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt në këto kushte të vështira atmosferike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?