English

Bllokimi i amiantit në Vlorë, eksperti: Material kancerogjen i nivelit më të lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjashtë të arrestuarit në lidhje me mbetjet e rrezikshme të bllokuara nga policia në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë kanë mohuar që të kenë përmbajtje toksike.

- Advertisement -

Në deklarimet e tyre të para dhënë para oficerëve kanë sqaruar në fuçitë e sekuestruara nuk ka amiant por vaj për motorin e tragetit. Ndërsa materialet e tjera janë lënë aty pas një rikonstruksioni që i është bërë tragetit.

Pretendimet e tyre pritet të verifikohen pas ekzaminimit të lëndës nga laboratori i policisë. Paraprakisht policia dyshon se, mbetjet e bllokuara përmbajnë amiant, e cila është një lënda mjaft e rrezikshme për trupin e njeriut.

Hetuesit janë duke verifikuar nëse në këtë rast kemi të bëjmë me një rast sporadik apo kjo është një rrugë e përhershme. Prokuroria e Vlorës është duke ndjekur hetimit por nëse provohet se ky transport kryhet nga një grup i strukturuar kriminal hetimi do të merret në dorë nga SPAK.

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, profesor Romeo Hanxhari shprehet se, amianti ose asbesti, është një material i cilësuar që prej dy dekadash një material kancerogjen i nivelit më të lartë dhe që prej vitit 2005 është ndaluar që të përdoret si lëndë e parë apo në produkte për t’u tregtuar.

“Të gjitha produktet që e kanë përdorur më parë klasifikohen tek mbetet e rrezikshme. Është një material kancerogjen që vepron në bazë të kontaktit fizik me mukozat. E rëndësishme është që të mos përhapet panik, por nëse fibrat e amianit çlirohen në ajër, atëherë ato mund të hyjnë përmes frymëmarrjes në brendësi të trupit të njeriut, aty ato shkaktojnë plagë të brendshme dhe prej asaj maturohet tumor”, u shpreh z. Hanxhari për Euronews Albania.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?