English

Bllokimi i emigrantëve në kufirin grek, Basha: Akt kriminal, qeveria përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar prej disa ditësh në kufirin  Shqipëri-Greqi ku dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kapshticës në Korçë, dhe po kërkojnë të kthehen në Shqipëri.

- Advertisement -

Z. Basha e quan akt kriminal dhe të papërgjegjshëm të qeverisë “mbylljen e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimin e tyre për të hyrë në atdhe e për t’u kthyer në shtëpitë e tyre”.

“Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot”, shkruan Basha në një postim në faqen e vet në Facebook.

Të premten në pikën kufitare të Kapshticës u lejuan të kalojnë 15 persona pas 17 orë pritje në doganë. Ndërsa te enjten ne Kakavije ne Gjirokastër u bllokuan 60 qytetarë të cilët u lejuan të kalojnë pas 20 orë pritje.

Të gjithë personat qe kthehen nga cilido vend duhet të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në banesën e tyre. Pavarësisht se shtetit shqiptarë ka arritur një marrëveshje me atë grek për të mospenalizuar asnjë person i cili thyen afatin 90 ditor dhjetëra shqiptare vazhdojnë të vijnë në vendin tonë duke mos pasur një leje të posaçme.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?