English

Bllokimi i emigrantëve shqiptarë në kufi, Rama tregon strategjinë si do të veprohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me anë të një komunikimi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, kreu i ekzekutivit foli për një sërë çështjesh, ku konkretisht u ndal edhe tek emigrantët shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale në Kapshticë dhe në Kakavijë.

- Advertisement -

Ai theksoi se në pikën kufitare të Kakavijës nuk ka asnjë person që ka kërkuar të hyjë në Shqipëri, ndërsa në Kapshticë ndodhen 19 makina. Sipas Ramës, emigrantët që ndodhen në Kapshticë janë rezidentë në Greqi dhe nuk kanë asnjë arsye emergjente që të vijnë në Shqipëri.

Kreu i qeverisë iu përgjigj zërave kritikë për emigrantët,  ku shtoi se kush i nxit ato që të synojnë kthimin në Shqipëri, nuk ka qëllim tjetër, përveç mbjelljes së “katastrofës sociale”.

“Shpreh keqardhje për disa media, që i transmetojnë si pamje live. Kemi një situatë si vijon: Në Kufirin e Kakavijës nuk ka asnjë problem, s’ka asnjë që kërkon të hyjë në Shqipëri. Në Kufirin e Kapshticës kemi 19 makina, të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme, por kërkojnë të hyjnë të takojnë familjen.

 Në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi, që të dekurajojmë sa më shumë hyrjet në kufi. Kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut, përmes pengesës që u krijohet njerëzve për të hyrë në vendin e tyre, synon të nxisë katastrofën. E them këtë  pa më të voglin dyshim. Është e pajustifikueshme që të nxiten njerëzit që të vijnë drejt kufirit. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre që janë këtej dhe atyre që janë andej kufirit”, tha Rama.

Rama gjithashtu premtoi zgjidhje për emigrantët shqiptarë, që kanë një problematikë apo emergjencë familjare. Ai tha se kjo kategori do të lejohet të futet në Shqipëri dhe jo rezidentët, por që janë të detyruar më pas të qëndrojë 14 ditë në karantinë dhe shpenzimet do t’i paguajnë vetë.

“Ne kemi vendosur që në 24 orët e ardhshme të hyjmë në një proces ndërmjetësimi. Kush do të vijë me dokumente si rezident në vende e tjera nuk do të lejohet. Kush do të vijë në kufi për probleme të natyrave të tjera do të karantinohet 14 ditë në hotele, me shpenzimet e veta.  Do të marrë shërbimin dhe do të paguajë një çmim fiks. Kjo është një mënyrë që mbrojmë familjet tona. Ardhja në Shqipëri e rezidentëve nga vendet e tjera është e papranueshme. Brenda 24 orësh, zyrtarisht do të bëhet publike se si do të veprohet për këtë”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?