Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për protestuesin e dyte te arrestuar për bllokimin e rrugëve, Sokol Ndoj, i ndaluar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.
Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm nga protestat e kaluara.
Të enjten u lirua me detyrim paraqitje Ilir Ahmedani, ndërsa në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllet protesta e opozitës, hapet qarkullimi në akset e bllokuara
- Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël