English

Bllokimi i shqiptarëve në kufi, Meta apel qeverisë: Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për situatën e krijuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë mbetur në tokën neutrale pasi u refuzohet hyrja në Shqipëri për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19.

- Advertisement -

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar shprehet se kjo situatë problematike duhet të marrë zgjidhje në përputhje me rregullat e emergjencës duke respektuar edhe detyrimet kushtetuese.

“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti Ilir Meta fton qytetarët dhe autoritetet shtetërore të bashkëpunojnë ngushtësisht mes tyre për të kaluar këtë situatë të vështirë, e cila ka shkaktuar kaos dhe frikë të madhe në të gjithë botën.

“ Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës”, shton Meta. Thirrje për të zgjidhur këtë situatë ka pasur edhe nga radhët e opozitës.  Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka apeluar ndaj qeverisë që të lejojë shqiptarë të kthehen në atdhe.

Lexoni gjithashtu:

Autoritetet shqiptare i kërkojnë të kthehen pas emigrantëve të mbetur në pikën kufitare të Kakavijës

Shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë, reagojnë Meta, Rama dhe Basha

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të lejojë hyrjen e emigrantëve të bllokuar në kufirin me Greqinë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?