Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe përpara se të ndodhte tragjedia në Potam.
Ai e cilësoi të padrejtë penalizimin e të gjitha bizneseve të kësaj fushë për shkak të një aksidenti, ndërsa theksoi se puna në biznesin që drejton është ndërprerë dhe të gjitha mjetet ujore janë të parkuara në breg.
Xhameta theksoi se për drejtimin e mjeteve ujore kanë rregulla të shkruara të cilat zbatojnë me përpikëri, por ai nuk e përjashtoi që në raste të caktuara, siç tha, në Jug mund të jetë shkelur ligji.
I pyetur nëse ka një kriter mosha për përdorimin e mjeteve lundruese, nisur nga fakti se në bregdetin e jugut shpesh janë parë edhe adoleshentë duke i drejtuar, Xhameta tha se kjo nuk ka ndodh asnjëherë pasi rregullorja e ndalon. Por nuk e përjashtoi se në bregdetin e jugut dhe motorët privatë mund të ketë ndodhur që të jetë shkelur ligji.
LEXONI GJITHASHTU: