English

Bllokohen 5 tonë kokainë në Panama, po transportohej me nëndetëse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Panama ka sekuestruar 5 tonelata drogë që po transportoheshin në bordin e një nëndetëseje gjysmë të zhytur në veri-perëndim të vendit. Lajmin e bëri të ditur Shërbimi Kombëtar Aerodetar.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për një mjet të madh. E lokalizuam me avionët tanë në orën 14, rreth 64 km larg lokalitetit Kolon. Mobilizuam edhe një avion tjetër dhe pasi konfirmuam praninë e mjetit dërguam dy anije të marinës për ta ndaluar. Ishte një nëndetëse gjysmë e zhytur dhe në bord ishin 4 shtetas kolumbianë”, shprehet komisar, Roman Notato Lopez.

Operacioni u krye më datë 19 shkurt por vetëm në 24 orët e fundit autoritetet prezantuan rezultatin e tij.

“Informacionet që kemi mbledhur tregojnë se nëndetësja vinte nga brigjet kolumbiane dhe kishte si destinacion Amerikën Qendrore, por u kap nga dy anijet tona. Prej andej nxorëm 200 çanta me 25 pako secila, që e çojnë numrin total në 5 mijë pako drogë të llojit kokainë”, shton Lopez.

Mjeti lundrues ishte i pari i këtij lloji me kapacitet kaq të madh për të transportuar lëndë narkotike, deklaruan autoritetet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?