English

Bllokohet avioni, 17 persona në Turkish Airlines dyshohet të jenë mbartës të Covid-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një linjë ajrore e kompanisë “Turkish Airlines” që po fluturonte këtë të martë nga Irani në drejtim të Stambollit, është detyruar të ulet në Ankara më kërkesë të Ministrisë turke të Shëndetësisë, deklaroi një burim nga aviacioni.

- Advertisement -

Mediat turke bëjnë me dije se pasagjerët në këtë linjë ajrore dyshohet të jenë infektuar me coronavirus.

17 pasagjerë, përfshirë 12 nga rajoni Kuom i Iranit, dyshohet të jenë të infektuar me COVID-19, raportoi CNN-i turk.

Në raportim thuhet më tej se pasagjerët do të dërgohen në karantinë në kryeqytetin turk të Ankarasë. Avioni ishte duke fluturuar nga Teherani dhe parashikohej të ulej në Stamboll, vend i cili ka aktualisht aeroportet më të mëdha të botës.

Të dielën, Turqia mbylli kufijtë dhe shkurtoi fluturimet nga Irani, vend ku aktualisht kanë humbur jetën të paktën 16 persona nga coronavirusi i ri.

Gjatë ditës së sotme, “Turkish Airlines” bëri me dije se do të zgjerojë më tej shkurtimin e fluturimeve drejt qyteteve të Iraniane, me përjashtim të Teheranit. Masat shtrënguese të kompanisë për shkak të shpërthimit të Covid-19, do të vijojnë deri më 10 mars.

Ndërkohë, një hotel me 4 yje në Kanarie, me rreth një mijë pushues, është mbyllur nga autoritetet spanjolle pas identifikimit të një personi me coronavirus.

Lajmi është raportuar nga Reuters si dhe nga disa media spanjolle.

Pushuesi që ka rezultuar i infektuar është një mjek italian. Hoteli duket sikur po e vazhdon punën normalisht, përveç faktit që pushuesit nuk lejohen të dalin.

Krist Brets, një pushues britanik, tha për Reuters se të ftuarit u lejuan të zbresin te restoranti i hotelit dhe të hanë mëngjes, por më pas duhej të ktheheshin në dhomat e tyre.

Autoritetet spanjolle thanë se do të testojnë turistët dhe stafin e hotelit ku ka qëndruar për disa ditë italiani që kishte rezultuar i infektuar.

Lexoni gjithashtuShtatë viktima në Itali, pse asnjëri prej tyre nuk është “vrarë” nga coronavirusi

                             Situata në Itali, disa shtete evropiane marrin masa për të parandaluar virusin

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?