Të paktën 3.3 milionë amerikanë të regjistruar kanë paraqitur kërkesat e ndihmës ekonomike për të papunësuarit brenda javës së kaluar.
Kjo konsiderohet si një shifër rekord, akoma më e lartë krahasuar me javën paraardhëse ku numëroheshin 281,000 qytetarë.
Ekonomia amerikane ka mbetur e bllokuar për shkak të pandemisë së virusit COVID-19.
Organizata ndërkombëtare e punës për të gjithë botën, paralajmëroi se pasojat ekonomike nga coronavirusi mund të shkaktojnë një humbje deri në 25 milionë vende pune.
Kjo shifër është më shumë se 22 milionë të numëruar gjatë krizës ekonomike të viteve 2008 dhe 2009.
Papritshmëria e të pushuarve nga puna në të gjithë Evropën, bashkuar me pjesën tjetër të puntorëve të cilët mund të mos kualifikohen dhe aq lehtë për përfitimet e të papunëve, do të thotë se në këtë situatë jo të gjithë janë të mbrojtur.