English

Blogerja: Jo vetëm ne të mbuluarat, të gjithë paragjykohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Blogerja Fatime Stojku tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se nuk e ndjen paragjykimin sikur lidhet vetëm me besimin e saj fetar apo hixhabin.

- Advertisement -

Sipas saj jo vetëm vajzat e mbuluara, por të gjithë paragjykohen.

“Në Shqipëri kam audiencën më të madhe, ka shumë pak jashtë. Komentet që më gëzojnë më shumë janë ato ku vajzat mbështesin njëra-tjetrën, kur gëzohen që ti arrin diçka dhe të komplimentojnë për dukjen, kur i frymëzoj vajzat e tjera që kanë pasur një ngërç dhe kanë dashur një shtysë të vogël, këto janë ato që të mbushin ditën në fund të fundit, kur njerëzit ndihen mirë me ty. Nuk kam një koment specifik kur i referohem atyre negative, por e vetmja gjë që mua nuk më pëlqen, është fenomeni i negativitetit që ndodh në përgjithësi, që nuk marrin mundimin fare që të ndajnë ofendimin nga dhënia e një opinioni,” – u shpreh Stojku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?