Parlamenti holandez ka votuar për të rihapur hetimet për aksidentin e ndodhur në vitin 2009 pranë Aeroportit “Schipol” të Amsterdamit ku u rrëzua një avion i kompanisë Turkish Airlines, pas shqetësimeve se Boeing nuk i ka trajtuar siç duhet problemet themelore dhe duke vënë në dukje ngjashmëritë me aksidentet vdekjeprurëse të kohëve të fundit.
Ligjvënësi holandez, Jan Paternotte, tha për Euronews se deputetët “janë të shqetësuar se Boeing mund të ketë imponuar vendimin mbi autoritetin e sigurisë” gjatë kohës së hetimeve.
Bordi i Sigurisë së Holandës (DSB) tha në Twitter se “janë ngritur pikëpyetje” për studimin fillestar të botuar në 2010-n.
Nëntë nga 135 personat që ishin në bord humbën jetën, kur në 25 shkurt të 2009-s, fluturimi nga Stambolli u rrëzuar teksa po përgatitej të zbriste në aeroportin “Schipol”.
[twitter_feed=https://twitter.com/Onderzoeksraad/status/1219597571376795654]
Përmes një deklarate, DSB-ja vuri në dukje se raporti i 2010-s e bënte të qartë se përgjegjësia kryesore rëndonte mbi Boeing, duke fajësuar dështimin e sistemin e bordit të Boeing 737-800 dhe mënyrën sesi kompania iu përgjigj paralajmërimeve të mëparshme.
Por shtoi se “pyetja kyçe” për tu zbuluar nga hetimi ishte nëse “leksionet e nxjerra nga përplasja e TK1951 ishin bërë të ditura nga Boeing dhe autoritetet amerikane” dhe nëse “duhet të bëhen pjesë e hetimit ndërkombëtar të aksidenteve të fundit të Boeing 737”
Paternotte tha se iu takon qeverive europiane për të vendosur nëse lloji 737 Max “është i përshtatshëm për të fluturuar në hapësirën ajrore europiane” por fakti që Boeing asokohe nuk pranoi të ndajë me ta të dhënat mbi aksidentet, mund të mos i bindë ata.
Euronews ka provuar të kontaktojë me Boeing por përgjigja e tyre ka qenë letra e kompanisë drejtuar autoriteteve holandeze që mbante datën e 29 janarit, në të cilën nuk pranonte të dilte përpara Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës.
Tre të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga aksidenti në aeroportin e Stambollit
Spanjë, ulja emergjente e Boeing 767, pasagjerët përdorin wifi për tu informuar