English

Bomba në kampin e refugjatëve/ 70 të vdekur sipas Hamasit, mes tyre gra e fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 70 persona mbetën të vrarë natën e së dielës, në një sulm ajror izraelit që goditi një zonë të banuar të kampit të refugjatëve Maghazi, në qendër të Gazës.

- Advertisement -

Lajmin e bënë të ditur burime shëndetësore palestineze, sipas të cilave mes viktimave llogariten edhe 12 gra dhe 7 fëmijë. Nga ana e saj, ushtria izraelite nuk ka bërë ende një koment për ngjarjen.

Ndërkohë, në Egjiptin fqinj vazhduan përpjekjet për një marrëveshje për shkëmbimin e mëtejshëm të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë.

Lufta ka shkatërruar zona të tjera të Gazës, duke vrarë rreth 20 mijë e 400 palestinezë dhe duke zhvendosur pjesën dërrmuese të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.

Ndërkohë, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në betejë ka shkuar në 156 njësi që nga nisja e ofensivës, që filloi pasi militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe rrëmbyer 240 të tjerë.

Shteti hebre vazhdon t’u qëndrojë objektivave të tij për të asgjësuar si kapacitetet politike edhe ato ushtarake të Hamasit, si dhe për lirimin e 129 pengjeve të mbetura.

Kjo, pavarësisht presionit të rritur ndërkombëtar për të ulur armët dhe për të aplikuar një armëpushim, nisur nga bilanci i lartë i vdekjeve në radhët e palestinezëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?