English

Bombë autobusit me gardianë në Turqi, 1 person humb jetën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të mërkurën ka ndodhur një sulm me bombë një një autobus që transportonte gardianët e një burgu në Turqi, raporton Euronews. 

- Advertisement -

Nga shpërthimi humbi jetën 1 person dhe 4 të tjerë u plagosën. Rreth 30 persona ishin në autobus kur ndodhi shpërthimi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në rrethin Osmangazi, në provincën veriperëndimore të Bursës të Turqisë.

“Një bombë e vendosur në një shtyllë elektrike u shpërthye me telekomandë ndërsa automjeti i burgut po kalonte”, u tha gazetarëve guvernatori i Bursës Yakup Canbolat, pasi inspektoi vendin e ngjarjes.

Sulme të shumta janë kryer në Turqi nga militantët kurdë, grupi terrorist Shteti Islamik dhe ekstremistët e majtë gjatë viteve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?