English

Borrell takon sot Kurtin dhe Vuçiçin në Paris

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të zhvillojë takime të ndara këtë të premte në Paris, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano përmes një deklarate për medait.

Stano u shpreh se objektivi kryesor i takimeve, është zbutja e tensioneve aktuale mes dy vendeve dhe për të arritur përparim në dialog.

“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdojnë përpjekjet e BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet aktuale dhe për të arritur përfundimisht përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pra kjo është arsyeja kryesore, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë prej disa kohësh, sidomos që kur ndodhi përshkallëzimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, ky është objektivi kryesor dhe Përfaqësuesi i Lartë, si lehtësuesi kryesor i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Beogradit dhe Prishtinës, po vazhdon përpjekjet e tij”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×