English

Borxhet e ujësjellësit përplasin Dritan Lelin me këshilltarët socialistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Borxhet e ujësjellësit kanë nxjerrë në pah një tjetër përplasje mes bashkisë së Vlorës dhe këshillit bashkiak.

- Advertisement -

Me një shumicë të partisë socialiste, anëtarët e këtij këshilli, kanë kërkuar që ujësjellësi të kthehet në një shoqëri aksionere.

Për “Euronews Albania”, kryebashkiaku Dritan Leli ka deklaruar se Bashkia e Vlorës nuk është kundër rajonalizimit të ujësjellësave , por duhet një analizë dhe konsultim me publikun.

Sipas tij, është një vendim që duhet të mendohet mirë dhe theksoi se veprimi i këshilltarëve të bashkisë është në limitet e ligjshmërisë.

Këshilli Bashkiak i Vlorës në një mbledhje jashtë radhe, i ka kërkuar Lelit nisjen e procesit të rajonalizimit edhe për Bashkinë e Vlorës.

Vetë Leli i cili  i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak për të mos miratuar këtë projekt vendim.

Kryetari i bashkisë ka thënë se vendimi i paraqitur nga këshilltarët bashkiakë nuk është  parashikuar as në vendimin e Këshillit të Ministrave për rajonalizimin e ujësjellësve.

Megjithatë, edhe kjo letër nuk i ka ndaluar këshilltarët ta miratojnë këtë vendim dhe kërkojnë një tryezë negocimi me Ministrinë e Infrastrukturës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×