English

‘Borxhi po arrin në 100% të PBB’, Tabaku: Kemi çmimet më të larta në rajon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ekonomia shqiptare ndodhet në vështirësi, teksa theksoi se vendi ka borxhin më të larë në rajon, që po arrin në 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku është shprehur se Shqipëria ka inflacionin më të lartë si dhe çmimet më të larta.

Sipas saj, me këtë model aktual ekonomik dhe korrupsionit, vendi nuk mund të zhvillohet.

“Në fundvit shqiptarët presin shpresë, alternativë dhe mundësi të reja!  Sot, ekonomia shqiptare është në vështirësi sa prej faktoreve të jashtëm por më shumë prej faktorëve të brendshëm. Parajsa e arritjeve imagjinare që thotë që viti po mbyllet mirë, dhe që normalizon veshtirësitë që sot po kalojnë familjet shqiptare nuk ndihmon askënd. Sot, kemi inflacionin (rritjen e çmimeve) më të lartë në rajon dhe më gjerë 8.3 %, kemi një rritje të jashtëzakonshme të kësteve të kredisë të papërballueshme për xhepat e familjeve shqiptare dhe bizneseve. Kemi borxhin më të lartë në rajon që po arrin 100% të PBB. Kemi çmimet më të larta të karburanteve që me bordet komuniste po rrisin kostot e prodhimit e kostot e biznesve. Unë refuzoj ta besoj se ajo që ofron sot qeveria është ndërtimi dhe krenohen se sot po ndërtohet me burime financiare informale që në fakt po e shkatërrojnë ekonominë.

Bujqësia dhe turizmi dy sektorë që kanë 40 % të PBB sot janë të mbitaksuar, të nënfinacuara e të pavlerësuar!  Sot, sfida e ekonomisë shqiptare është largimi, emigrimi dhe pa ofruar alternativa për shqiptarët për të investuar këtu, pa vlerësuar punën, pa ofruar meritokraci Shqipëria do të përballet me rënie të krahut të specializuar të punës e me rritjen e moshës mesatare e cila sot është avantazhi konkurues që ka Shqipëria në rajon. Ditët e fundit të vitit doja të degjoja se cilat janë sfidat e si do jenë zgjidhjet dhe refuzoj ta besoj që ato do të vijnë nga ligji lojërave të fatit dhe amnistia fiskale. Vitin e ardhshëm ekonomia duhet të ketë shpresë, duhet të krijojë mundësi! Se ka një Shqipëri që do të zhvillohet, që do të ndryshojë, ka një Shqipëri që do të punojë por fatkeqësisht me këtë model ekonomik e korrupsion nuk mundet!”, shkroi Tabaku në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?