Stoku i borxhi publik ka arritur në 55.7% të prodhimit të brendshëm bruto. Të dhënat tregojnë se ky është niveli më i ulët i matur në dekadën e fundit.
Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Ai llogaritet të jetë sot në shumën 1.4 trilionë lekë, me rënie rreth 6 mld lekë që nga fundi i vitit 2023.
Shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit të Brendshëm ka arritur në 55,7% në korrik, nga 58.9% që u mbyll viti i kaluar.
Për ekonominë tonë, ky është niveli më i ulët i stokut përgjatë 10 viteve të fundit, me pikun që ka arritur në vitin 2020, e që përbënte 86% të PBB-së.
Të dhënat tregojnë se 31.4% të PBB-së, e zë e huamarrja e Qeverisë në tregun e brendshëm, ndërsa 24.3 % e zë stoku i borxhit të jashtëm, i cili rezulton në 592 miliardë lekë.
Një rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe shërbimi i borxhit, i paguar nga shteti shqiptar. Shërbimi i borxhit në tremujorin e dytë të vitit ka arritur në 50 miliardë lekë, nga 101 miliardë që kushtonte në fund të 2023-shit. Kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe zhvlerësimi i euros në raport me lekun.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni Europian: Borxhi publik është rritur
- Rama: Borxhi publik s’është jashtë kontrollit, së shpejti marrim financime