English

Boshatisen farmacitë, sigurimi i një maske mbrojtëse kthehet në sfidë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht se farmacitë po hasin mungesë maskash, qytetarët shqiptarë deri tani nuk kanë shfaqur shenja të larta paniku pasi nuk besojnë realisht se vala e cornavirusit covid-19 do të prekë Shqipëri. Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ka biseduar me kalimtarët për gjendjen e krijuar, ndërsa vërehet qartë se përjetimi i situatës nuk është i njëllojtë tek të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Ajo që vihet re është dhe shtrenjtimi i çmimit të maskave. Për të siguruar një maskë mbrojtëse, qytetarëve iu duhet të paguajnë vlerën monetare prej 500 lekësh të reja.

“Frika se mos infektohen nga Coronavirus është më se e dukshme tek qytetarët ditët e fundit. Ata janë drejtuar drejt farmacive për të siguruar një maskë por shumë prej tyre kanë arritur ta gjejnë një, pasi kanë mbaruar.

Euronews Albania vëzhgoi rreth 20 farmaci, duke filluar që nga zona e ish-Parkut të Autobusëve, zonës së 21 Dhjetorit, Zogut të Zi, Trenit dhe më në fund në QSUT arritëm të siguronim këtë maskë, e cila kushtoi rreth 500 lekë të reja”-tha gazetarja.

Zërat e qytetarëve

Keni marrë masa kundër coronavirus?

Jo vetëm me, higjienën personale, sikur akoma nuk e besojmë se do ta vijë këtu”, u shpreh një qytetare.

“Vetëm maskën, nuk kemi marrë masë tjetër, e gjithë familja është me maskë. Kemi shpresa të mos bjerë, po afër është, ishalla Zoti na ruajtë”, tha një tjetër.

Ndërkohë të tjerë nuk besojnë në panikun e përhapur.

“Nuk besoj se është situata aq alarmante sa po shfaqet realisht”- tha një qytetare.

Përveç maskës, duket se shumë shpejt do të kemi mungesë edhe dizifektuesish. Shumë farmacitë tregojnë jashtë kamerave se në ambientet e tyre kanë mbetur shumë pak të tilla, ndërsa depot farmaceutike janë bosh. Pavarësisht panikut t krijuar në supermarkete puna duket se vijon normalisht.

“Gjithçka ka qenë normale, siç vijnë përditë. I njëjti fluks, ka zëra vërdallë dhe janë të frikësuar”,  pohoi i riu.

Fatmirësisht në vendin tonë deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast me coronavirusin Covid-19.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?