Kanalet e Venecias janë zakonisht plo me turistë, por këtë të diel ishin pa asnjë shenjë trafiku, ndërsa gondolat dhe varkat e vogla ishin lënë në mol.
Mungesa e turistëve vjen për shkak se veriu i Italisë vazhdon të shënojë raste të reja virusi COVID-19, dhe madje është eksportuar edhe në vende të tjera.
Italia ka regjistruar më shmë se 1100 raste, ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar 29.
Autoritetet vendore kanë pezulluar Karnavalet e famshme të Venecias, ndërkohë që filmi i Tom Cruise, “Mission Impossible”, ka shtyrë xhirimet në zonë.
Federata italiane e turizmit tha se janë anuluar 90% e hoteleve në Romë, dhe 80% në Itali, për të gjithë marsin.
Po ashtu janë anuluar edhe ekskursionet shkollore nëpër vend dhe janë marrë masa për të paralajmëruar të huaj që të bëjnë kujdes.