Boshnjakët përkujtojnë 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, por tashmë një vend kyç ka zënë njohja e rolit vendimtar që gratë kanë patur që ajo masakër të njihet si genocidi i vetëm në Europë pas Luftes se Dyte Boterore.
Në qendrën memoriale të masakrës u zhvillua një konferencë ndërkombëtare e quajtur ‘Heroinat e Srebrenicës’.
Ky takim nxjerr në pah sesi gratë gjejnë forcën për të luftuar për drejtësinë pasi u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ato dëshmojnë sesi të dashurit e tyre u morën dhe u vranë në mënyrë mizore.
“Më duhet të them se gratë e Srebrenicës kanë mbajtur barrën më të madhe të kësaj bote, duke luftuar për drejtësi, gjatë luftës dhe pas luftës. Më duhet të jem krenare që kemi arritur t’i rrisim fëmijët tanë pa ndjenja urrejtjeje, apo pa ndjenjë hakmarrjeje dhe mendoj se gratë e botës duhet të mësojnë nga ne” shprehet Munira Subasic kryetare e shoqatës ‘ nënat e Srebrenicës”
Të afërimit e Munira Subasic’ ishin mes 8 mijë djem dhe burrave nga grupi etnik boshnjak të cilët ishin kryesisht myslimane e që u vranë në masakrën që zgjati 10 ditë.
Ishte viti 1995 kur forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës duke kryer masakër, Gjykatat ndërkombëtare e përcaktuan masakrën si një akt gjenocidi, i kryer me qëllimin për të shfarosur popullatën myslimane boshnjake në atë zonë.
LEXONI GJITHASHTU
- Gjenocidi i Serbisë, 150 motoçiklistë drejt Srebrenicës në nder të viktimave
- Miratohet rezoluta për dënimin e masakrës së Srebrenicës