Bashkimi Europian së shpejti me një mision kundër armëve nga Libia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i jashtëm i Bashkimit Europian ra dokord të hënën për të ndaluar Operacionin Sofia, misioni detar i Unionit në Detin Mesdhetar, dhe për të filluar një tjetër përpjekje detare, e cila fokusohet më tepër në përforcimin e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuar përreth Libisë.

Operacioni Sofia u krijua në vitin 2015, në kohën kur dhjetëra, mijëra emigrantë nga Afrika e Veriut përmes detit u drejtuan për në Europë. Qëllimi i tij ishte të shkatërronte kontrabandën emigrante dhe gjithashtu të forconte embargon e armëve, e cila vazhdimisht po harrohet.

Por tensionet mbi mënyrat e shpërndarjes së emigrantëve që vijnë nga deti dhe pretendimet se prezenca detare po inkurajonte largimin e njerëzve solli bllokimin e vendosjes së anijeve detare vitin e kaluar nga Italia.

Austria gjithashtu e kundërshtoi kthimin e anijeve të luftës dhe ky operacion muajt e fundit po funksionon me anë të dronëve dhe avionëve.

“Ne kemi rënë dakord për nisjen e një operacioni të ri në Mesdhe dhe për mbylljen e Operacionit Sofia”, tha Josep Borell, shefi i politikës së jashtme të BE pas kryesimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel.

Ai tha se Sofia do të ndalonte operimin e saj më 20 mars, në kohën kur mandati do të skadojë.

Një tekst ligjor që do të pëkufizojë të gjitha kushtet e nevojshme të misionit të ri do të krijohet nga ekspertët dhe do të dorëzohet në mbledhjen e ardhshme të ministrave në mars.

Ideja qëndron tek zhvendosja e operacionit të ri në lindje, larg ujërave të zakonshëm që prekin emigrantët që largohen nga Libia për një jetë më të mirë në Europë.

Operacioni i ri, i cili akoma nuk ka marrë një emër, ka për qëllim implementimin e embargos së armëve dhe kompromisin e aseteve ajrore, satelitore dhe detare, tha Borrell.

Ai gjithashtu shtoi se një numër shtetesh kishin ofruar të merrnin pjesë, por komandantët ushtarakë duhet të punojnë për të zbuluar numrin e pajisjeve që do të duhen.

Sofia operonte përgjatë vijës detare të Libisë, por Borrell tha se operacioni i ri do të zhvendosej më afër Egjiptit. “Nëse duam të kontrollojmë embargon e armëve, duhet ta përqendrojmë mbikëqyrjen drejt pjesës lindore, aty nga u po vijnë armët”, th ai.

Në rast se komandantët japin sinjale se emigrantët po tërhiqen drejt misionit të ri me shpresën se do të merren nga aty, ministrat kanë të drejtën të vendosin për “tërheqjen e aseteve detare nga zonat përkatëse”.

Kjo pikë është vendosur “për të kënaqur” kundërshtimet e Austrisë dhe Italisë.

Libia ka pasur trazira që prej vitit 2011, kur një luftë civile përmbysi diktatorin Moammar Gadhafi, i cili më pas u vra. Përgjatë viteve të fundit luftërat midis përçarjeve në vend janë intensifikuar.

Një qeveri e dobët, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara që po kryeson vendin, Tripoli, dhe një pjesë lindore e vendit, po mbështetet nga Turqia, që kohet e fundit dërgoi mijëra ushtarë në Libi.

Në anën tjetër qëndron një qeveri rivale e lindjes. Khalifa Hifter, forcat e të cilit krijuan një ofensivë për të kapur Tripolin prillin e shkuar. Ata mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca dhe Rusia.

“E rëndësishme tani është që Sofia do të marrë fund. Tani nis një mision i ri, me një fokus të qartë në embargon e armëve”, tha ministri i jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg për gazetarët.

I pyetur nëse anijet e Operacionit Sofia i kanë tërhequr me të vërtetë emigrantët, Borrell tha: “shifrat tregojnë qartë se gjatë vitit të parë të Operacionit Sofia, numri i emigrantëve vazhdoi të rritet, por më pas u ul, shumë”.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, theksoi rëndësinë e fokusimit ndaj embargos.

“Nëse nuk ka armë, nuk ka luftë. Në Libi ka mijëra e mijëra armë”, tha ai. “Ne në Europë jemi ata që do të vuajmë në rast se kjo anarki përhapet në Libi”.

Duke ju kthyer Austrisë, një vend shumë larg Detit Mesdhetar, por në të cilin emigrantët kanë zbarkuar gjatë viteve 2015-2016 si një rrugë drejt Gjermanisë, për bllokimin e anijeve, ai tha: “Është diçka shumë e madhe për tu braktisur apo për tu ndaluar vetëm për të shmangur shpëtimin e disa njerëzve”.


 

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?