Raporti për vaksinën ruse: Rezultatet e provave inkurajuese, por të pamjaftueshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vaksina e krijuar në Rusi ka arritur të prodhojë reagim të antitrupave te të gjithë pjesëmarrësit në testim, bën me dije revista mjekësore Lancet që u cilësua nga Moska si një përgjigje për kritikët e saj.

Rezultatet nuk janë befasuese pasi grupi i Oksfordit gjithashtu ka treguar se vaksina të ngjashme me bazë adenovirus nuk prodhojnë efekte anësore të mëdha tek njerëzit dhe vërehen reagime imunologjike.

Raporti tregon se është një provë inkurajuese, por përgjigjet imunologjike nuk mund të shkaktojnë domosdoshmërish mbrojtje dhe kërkohet hetim i mëtejshëm mbi efektivitetin e kësaj vaksine për parandalimin e COVID-19

Në provat e deritanishme, sipas studiuesve rusë, vaksina eksperimentale Sputnik ka shkaktuar një përgjigje imune dhe nuk ka sjellë efekte anësore. Për gjashtë javë, mjekët studiuan 76 vullnetarë të shëndetshëm të moshës midis 18 dhe 60.

Sidoqoftë, ata gjithashtu vunë re disa kufizime: disa nga ata që morën pjesë ishin të rinj që kishin të ngjarë të ishin relativisht të shëndetshëm, ndërsa të rriturit e të moshuarit mungonin në studim. Ekzistonte gjithashtu një çekuilibër gjinor.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, janë ndër zyrtarët e lartë që po marrin vaksinën eksperimentale Sputnik V.

Me qindra vaksina janë duke u testuar në nivel global, por deri më tani ende nuk ka një rezultat përfundimtar, duke qenë se nevojitet më shumë kohë për studimin e të gjitha efekteve.

Lexoni gjithashtu: 

SHBA, vaksina kundër coronavirusit gati në nëntor

Studimi, antitrupat e COVID-19 zgjasin të paktën 4 muaj

Vaksina kundër COVID-19: OBSH bën apel për kujdes dhe respektim të fazave testuese

Etiketimet

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Zhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

TË FUNDIT

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

"Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja". Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?