Trump pranon se e dinte më herët për rrezikshmërinë e COVID-19: Nuk doja të përhapja panik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Unë e dua vendin tonë dhe nuk dua që njerëzit të ndihen të frikësuar. Ne kemi vepruar sipas të gjitha standardeve”, ishte ky reagimi i presidentit Donald Trump pas publikimit të disa të dhënave se kreu i Shtëpisë së Bardhë e dinte më herët se coronavirus ishte një sëmundje vdekjeprurëse dhe jo thjesht një grip. 

Në librin e gazetarit Bob Woodward, i cili zbuloi skandalin e Watergate, citohet se Trump i ka rrëfyer se e dinte për pasojat vdekjeprurëse të COVID-19 përpara se virusi të shpërthente në vend e të shkaktonte viktima.

Sipas Trump ai veproi në këtë mënyrë sepse donte të shmangte përhapjen e panikut tek qytetarët.

Unë e dua vendin tonë. Dhe nuk dua që njerëzit të tremben. Nuk dua të krijoj panik dhe sigurisht që unë nuk do ta çoj këtë vend apo botën në një furi. Ne duam të tregojmë besim, duam të tregojmë forcë si komb. Dhe kjo është ajo që unë kam bërë, kemi vepruar shumë mirë, sipas të gjitha standardeve”, është shprehur presidenti Trump.

Sipas intervistave të kryera më herët nga gazetari, CNN dhe Washington Post raportuan se Trump e dinte që virusi ishte vdekjeprurës që prej fillimit të shkurtit.

“Kalon nëpër ajër”, shprehet Trump në një regjistrim të një interviste me 7 shkurt me Woodward. “Dhe kështu që është shumë i ndërlikuar, është shumë delikat. Është më vdekjeprurëse se edhe gripi normal”, mësohet të jetë shprehur Kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili po përballet me kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të situatës nga pandemia e cila në SHBA ka shkaktuar rreth 190.000 viktima.

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, priten të publikohen 18 intervistat që gazetari Woodward ka bërë me Trump duke u ndalur edhe tek çështje të tjera siç është ajo e tensioneve racore.

Lexoni gjithashtu:

Trump nominohet për nobel. Propozimi, për paqen mes Izraelit dhe EBA

Shtëpia e Bardhë komenton takimin Kosovë-Serbi: Trump bëri atë që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur

Ndërpritet prova e vaksinës, vendimi i AstraZeneca dhe Oxford: Reagim i dyshimtë tek një pjesëmarrës

Etiketimet

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Zhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

TË FUNDIT

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

"Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja". Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?