Johnson & Johnson ndërpret testimet e vaksinës, një vullnetar shfaq sëmundje të pashpjegueshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania Johnson & Johnson (J&J), e cila është duke zhvilluar një vaksinë të mundshme ndaj COVID-19, bën me dije se ka ndalur përkohësisht provat klinike për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme, e cila është shfaqur tek një pjesëmarrës në studim.

Një zhvillim ky që vonon një nga përpjekjet për të kontrolluar pandeminë globale.

Shenjat e pashpjegueshme të cilat iu shfaqën vullnetarit në testim po shqyrtohen dhe vlerësohen nga një bord i pavarur i të dhënave dhe monitorimit të sigurisë, si dhe mjekët klinikë të kompanisë.

J&J tha se pauza të tilla janë normale në testimet e mëdha, të cilat mund të përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz.

Kompania bëri me dije se “pauza e studimit” në dhënien e dozave të kandidatit të vaksinës ishte e ndryshme nga një “kontroll rregullator” i kërkuar nga autoritetet shëndetësore.

Johnson & Johnson nuk pranoi të jap hollësi në lidhje me sëmundjen për shkaqe privatësie.

Sidoqoftë, një ndërprerje e tillë u ndërmor pak kohë më parë edhe nga kompania AstraZeneca e cila ndali testimet për shkak se tek një pjesëmarrës në test u verifikuan shenja të pashpjegueshme.

Muajin e kaluar, J&J raportoi se vaksina e saj eksperimentale COVID-19 prodhoi një përgjigje të fortë imune kundër coronavirusit.

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane cilësohet si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Ndihem i fuqishëm dhe do t’ju puth të gjithëve’, Trump i rikthehet fushatës pak pasi kaloi COVID-19

COVID, masa të reja në Itali. Në Francë, bllokada rajonale

COVID-19 rrënon turizmin në Evropë, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë falimentimin


Etiketimet

Gruaja vdiq nga i ftohti në Fier, a duhet riparë ndihma ekonomike?

Një grua ka humbur jetën nga i ftohti në Fier. Djali i saj, akuzon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. A do ishte...

81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti. Deputetja e PS tha se në...

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER