Autoritete të shumta ndërkombëtare kanë reaguar menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.6 të shkallës Richter dhe me epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos në Egje.
Deri më tani është raportuar për të paktën 8 viktima dhe mbi 250 të plagosur.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar në Twitter duke thënë se po ndjekin situatën më vëmendje si dhe ka shprehur mbështetjen e tyre ndaj dy vendeve të prekura
My thoughts are with Greece and Turkey.
We are following the situation and we stand ready to help, in all possible ways. https://t.co/aQlxLGxUf8
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 30, 2020
Gjithashtu dhe Komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič ka konfirmuar se unioni është gati për të ndërhyrë dhe për të ofruar ndihmë.
We are closely monitoring the situation on the ground after a powerful #earthquake struck in the #AegeanSee, affecting #Greece and #Turkey.
Our Emergency Response Coordination Centre is in close contact with civil protection authorities. The ?? stands ready to help. #EUCivPro https://t.co/rNoXgWuj4N
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) October 30, 2020
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha në Twitter se ka biseduar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për t’i ofruar ngushëllimet e tij për jetët e humbura nga tërmeti ndërsa i ka bërë thirrje që të “mënjanojnë” ndasitë e tyre pasi “popujt kanë nevojë t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit”.
I just called President @RTErdogan to offer my condolences for the tragic loss of life from the earthquake that struck both our countries. Whatever our differences, these are times when our people need to stand together.
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) October 30, 2020
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar se BE do të ofrojë asistencë dhe është e gatshme të ndihmojë me të gjitha mënyrat.
Our thoughts are with all people affected by the heavy earthquake in the Aegean, in Turkey and in Greece, sending my deepest condolences to the families and friends of those who have lost their lives. EU has offered assistance and is ready to support all efforts. #izmir
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 30, 2020
Lajmi në përditësim …
Lexoni gjithashtu:
- LIVE | Të paktën gjashtë viktima dhe mbi 200 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi
- Tërmeti në Turqi, sizmiologu shqiptar: Priten pasgoditje të tjera me magnitudë të konsiderueshme
- Presidenti Ilir Meta mesazh solidariteti për Turqinë dhe Greqinë
- Ambasadori shqiptar në Turqi: Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të dëmtuar në Izmir