Parada e komunitetit LGBTI shoqërohet me përplasje dhe arrestime në Turqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë paradës së komunitetit LGBTI të zhvilluar në Turqi, policia arrestoi rreth 20 persona të mbledhur në “Sheshin Taksim” në Stamboll.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit refuzoi të autorizonte marshimin, me argumentin e “mbrojtjes së paqes dhe sigurisë publike, shëndetit të përgjithshëm dhe moralit”.

Por, pjesëmarrësit në paradë thanë se policia gjuajti edhe me plumba gome në drejtim të tyre, si dhe u dhunua një reporter dhe më pas u arrestua.

Paradat e komunitetit të LGBTI-s janë ndaluar në Stamboll që nga viti 2014, kur dhjetëra, mijëra njerëz morën pjesë në një marshim nëpër qytet.

Diku tjetër, përfshirë Parisin, ka pasur festime, të zhvilluara pas 18 muajsh kufizimesh pandemike, por pjesëmarrësit ishin të vetëdijshëm për “shtypjen” e anëtarëve në vende të tjera, si Hungaria.

“Unë nuk do të doja të isha në vendin e një personi LGBTI në Hungari tani,” tha Yohann Le Calvez. “Nuk është aq e lehtë sa në Francë, ne jemi me fat këtu”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Koreja e Veriut refuzon ofertën e Jugut për ndihmë

Koreja e Veriut ka refuzuar ofertën e Koresë së Jugut për mbështetje ekonomike në këmbim të denuklearizimit. Kim Yo Jong, një zyrtare e lartë dhe...

Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit të Zaporizhias do të ishte vetëvrasje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres deklaroi se është shumë i shqetësuar për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhia në Ukrainën jugore dhe...

Kili tronditet nga tërmeti 5.7 ballë

 Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Kilin, por ende  nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo të lënduar, raporton Reuters. Tërmeti i...

TË FUNDIT

13 të vdekur nga moti i keq në Europë, mes viktimave edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e...

Debati mbi ‘pasaportat e arta’, 5 lajmet kryesore

BE kundër ‘pasaportave të arta’: Nxisin krimin e organizuar dhe pastrimin e parave Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?