OBSH ngre shqetësimin se grumbullimet për Euro 2020 po përhapin më tej COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grumbullimet në stadiume, sheshe apo dhe lokale gjatë këtij kampionati evropian të futbollit kanë shqetësuar ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cilët thonë se kjo sjellje si dhe udhëtimi pa masa kufizuese po përhap një valë tjetër infeksionesh me COVID-19 në Evropë.

Mijëra tifozë pritet të ndjekin fazën e çerek-finaleve të evropianit, të cilat nisin të premten në Gjermani me ndeshjen Belgjikë-Itali dhe vazhdojnë më tej me ndeshje në Rusi, Azerbajxhan apo dhe Itali.

Sipas OBSH-së periudha prej rreth 10 javësh me ulje të infeksioneve në Evropë është ndërprerë nga një prirje e re e hasur në radhët e simpatizantëve të futbollit, të cilët i kanë ndjekur ndeshjet pa respektuar masat kufizuese si distanca apo përdorimi i maskave.

Javën e fundit është vënë re një rritje me 10% të rasteve dhe OBSH e ka lidhur këtë prirje me lëvizjen e madhe të turistëve në qytetet pritëse të evropianit.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer kritikoi UEFA-n pas ndeshjes Angli-Gjermani ku u lejuan 40 mijë tifozë në stadiumin Wembley. Ai tha se vendimi për të lejuar deri në 75% të kapaciteteve duhet kthyer pas. Seehofer e quajti si “të papërgjegjshëm” këtë vendim.

UEFA i tha agjencisë së lajmeve Reuters se masat e vendosura për futbollin janë në të njëjtën linjë me masat e përgjithshme të autoriteteve lokale që i organizojnë ndeshjet.

Rreth 2 mijë persona u diagnostikuan me COVID-19 në Skoci dy javët e fundit. Autoritetet thanë se 90% e tyre ishin meshkuj dhe kishin udhëtuar më 18 qershor në Londër për të ndjekur ndeshjen Angli-Skoci.

Shumica e vendeve evropiane janë shqetësuar nga varianti Delta i COVID-19, zbuluar fillimisht në Indi. Ky variant deri më sot është cilësuar më ngjitës se sa varianti fillestar i virusit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

TË FUNDIT

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

"Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja". Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?