Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut kanë arritur në përfundimin se marrja e dy dozave të vaksinave anti-COVID Pfizer ose AstraZeneca janë shumë efektive kundër variantit “Delta”.
Sipas studimit është zbuluar se dy doza të vaksinës Pfizer ishin 88% efektive në parandalimin e variantit “Delta”, ndërsa ishin 93.7% efektive kundrejt variantit “Alpha”.
Megjithatë ashtu sikurse raportohet nga studimi, një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për një mbrojtje të plotë nga variant “Delta”.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti “Delta” pritet të bëhet më dominues gjatë muajve të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protesta kundër vaksinimeve COVID në Athinë, qytetarët përplasen me policinë
- Pavarësisht vaksinimit, rritja e rasteve me COVID-19 tremb autoritetet në SHBA e Britani
- Nga e hëna 7 ditë në dispozicion për të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen