Varianti ‘Delta’ ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca, thonë ekspertët amerikanë të shëndetësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se varianti ‘Delta’ i coronavirusit është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca.

Përgjatë një konference virtuale shtypi, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, cilëson se varianti Delta i coronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20-vjeçare, pasi “po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara”.

Në këtë mënyrë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Gjithashtu vazhdojnë edhe këshillat për të mbajtur maskën në rast se një qytetar nuk ka marrë vaksinën anti-COVID.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se infektimet e reja po shfaqen te ata njerëz që nuk e kanë marrë ende vaksinën.

“Ne ndjekim shkencën dhe rekomandimet e ekspertëve. Po vërejmë një valë të re pandemie tek personat e pavaksinuar. Nëse je vaksinuar, atëherë je i sigurt. Nëse ke marrë vaksinën, atëherë ti ke 98% mundësi të mos infektohesh. Por dhe nëse infektohesh, nuk do të të duhej të shtroheshe në spital, mbase nuk do të kesh as shenja të virusit. Vaksinat janë të efektshme ndaj të gjitha varianteve, përfshi edhe atij Delta”, tha presidenti Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

‘Një ferr i vërtetë’, Zelenski: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se e ka kthyer rajonin lindor të Donbasit në "ferr", ndërsa luftimet intensive atje vazhdojnë, raporton BBC. Duke...

Mercedesi i rrallë i 1955 shitet në ankand me çmim rekord

Një Mercedes jashtëzakonisht i rrallë ka thyer rekordin botëror duke u bërë makina më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ndonjë ankand, sipas...

SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa kundër Flotës së Zezë Ruse

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë të administratës...

TË FUNDIT

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER