20 mijë afganë pritet të pranohen nga Britania e Madhe në vitet e ardhshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Britania e Madhe do të pranojë 20.000 refugjatë afganë gjatë viteve të ardhshme, ka njoftuar qeveria.

“Ne i kemi një borxh mirënjohjeje të gjithë atyre që kanë punuar me ne për ta bërë Afganistanin një vend më të mirë gjatë 20 viteve të fundit. Shumë prej tyre, veçanërisht gratë, tani kanë nevojë urgjente për ndihmën tonë”, deklaroi kryeministri Boris Johnson.

Ai theksoi se ishte “krenar që Mbretëria e Bashkuar ka vendosur për t’i ndihmuar ata dhe familjet e tyre të jetojnë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.”

Të mërkurën, Johnson do t’i paraqesë skemën ligjvënësve për pranimin e shtetasve afganë.

5.000 afganë do të kenë të drejtë për të ndjekur skemën e programimit gjatë vitit të parë. Më përparësi do jepet të kërcënuarve nga kriza aktuale, në veçanti grave, vajzave dhe pakicave fetare, thanë autoritetet.

2.000 punonjës afganë dhe familjet e tyre janë zhvendosur deri më tani që nga 22 qershori.

Layla Moran, zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin Ndërkombëtar për Liberal Demokratët, tha se “20 mijë afganët duhet të jenë pika fillestare e kësaj skeme, jo objektivi”.

Ndërsa, Këshilli i Refugjatëve theksoi se qeveria gjithashtu duhet të zgjerojë menjëherë të drejtën për bashkim familjar për t’u mundësuar anëtarëve të familjes që kanë të afërm në Mbretërinë e Bashkuar të udhëtojnë të sigurt për t’u bashkuar me të dashurit e tyre.

“Zyra e Brendshme gjithashtu duhet të pezullojë çdo kthim të njerëzve në Afganistan dhe të vendosë shpejt të gjitha kërkesat për azil nga afganët që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të pavarur, përfshirë rishikimet e atyre që më parë janë refuzuar, pasi vendi nuk është i sigurt për ta tani, “u tha më tej nga Këshilli.

Sipas projektligjit, refugjatët afganë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me mjete të tjera do të ndëshkohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

‘Stuhi’ politike në Uashington pas Bastisjes së Trump nga FBI

Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-së ka shkaktuar një stuhi politike në mbarë Shtetet e Bashkuara. Për mbështetësit e miliarderit të...

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Raporti i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga The Economist Intelligence Unit. Dhe për herë të tretë në 5 vitet e fundit, Viena...

‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR: Sulme politike, fondet monitorohen

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mohon akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar. Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga Europa...

TË FUNDIT

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet 55-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorë ka arrestuar një 55-vjeçar pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen. Policia sqaron se pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të...

‘Nxorën Elvana Gjatën në vendin tim’, Shemi: Nuk dinte as tekstin

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’ u shpreh i indinjuar për incidentin e ndodhur në ‘Sunny Hill’, ku ai nuk u...

Sondazh