Talebanët u gëzohen arsenalit të armëve amerikane lënë pas nga forcat e sigurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SHBA po punon për të përllogaritur kostot dhe bilancin e plotë të rreth 20 viteve armatime ofruar ushtrisë afgane, por që tashmë kanë përfunduar në duart e Talebanëve.

Pamjet e grupit islamik duke pozuar me armë apo duke qarkulluar me makina ushtarake të prodhuara nga SHBA kanë ngritur shqetësime se çfarë lloj armatimi është lënë pas.

Arsenali i ri i zënë nga Talebanët ka të ngjarë të mos jetë i kufizuar në armatime të lehta. Grupi ka mundur të kapë stoqe të konsiderueshme, të cilat mbaheshin në depot e bazave të forcave që mbështeteshin prej amerikanët.

Në videot e publikuara në rrjet duken mjete moderne si makina të blinduara të tipit Humvee që u rezistojnë edhe minave.

Po kështu fotografi të ndryshme tregojnë Talebanë të armatosur me karabina tip M-16, prodhim amerikanë.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë se Talebanët tani mund të posedojnë edhe disa helikopterë Black Hawk dhe avionë ushtarakë të mundësuar nga SHBA për forcat afgane të sigurisë.

Burime pranë Kongresit Amerikan bënë me dije për CNN se grupi i punës i ngritur nga autoritetet amerikane paraprakisht mendon se mund të jenë deri në 20 aeroplanë sulmues të tipit A-29 Tucano.

Para kapjes nga Talebanët, nga baza në Kandahar u mund të largohej vetëm një numër i vogël avionësh.

Mbetet e paqartë se sa armatim kanë mundur të përfitojnë Talebanët nga dorëzimi i trupave afgane të sigurisë.

Prej vitit 2013 SHBA u ka dhënë trupave të sigurisë afgane mbi 600 mijë armë të lehta, si karabina M16 dhe pushkë M4. Gjithashtu ato janë pajisur me rreth 80 mijë automjete ushtarake dhe pajisje logjistike për mbikëqyrje në distancë.

Programi i forcimit të ushtrisë parashikonte furnizimin me 7 mijë mitraloza të rëndë, 4,700 makina të blinduara Humvee dhe mbi 20 mijë granata-hedhës.

SHBA nisi të largohej nga Afganistani sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2020 në Doha me qeverinë afgane dhe grupin Taleban.

Por dy muajt e fundit, një ofensivë e papritur Talebane, e shoqëruar me dezertimin e ushtrisë afgane, solli si përfundim marrjen e pushtetit nga grupi islamik.

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?