Biden nuk tërhiqet nga vendimi, liderët e G7 u kërkojnë talebanëve të lejojnë evakuimet pas 31 gushtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësit e G7 u kanë bërë thirrje talebanëve që të garantojnë kalim të sigurt për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, tha të martën kryeministri britanik Boris Johnson, duke e përshkruar këtë si “kushti numër një” i G7 për talebanët.

“Kushti numër një që ne po vendosim si G7 është se ata duhet të garantojnë deri më 31 gusht dhe më tej, një kalim të sigurt për ata që duan të largohen nga vendi”, tha Johnson pas një takimi virtual të udhëheqësve të G7.

Udhëheqësit e vendeve të G7, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën sot për të diskutuar krizën në Afganistan në përpjekje për të bindur SHBA të shtynte tërheqjen e trupave.

Por Presidenti Joe Biden bëhet me dije se ka vendosur, në konsultim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, të respektojë afatin e 31 gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Biden e mori vendimin, i ndërgjegjshëm për rreziqet e sigurisë nëse amerikanët qëndrojnë më gjatë në vend, tha një zyrtar.

Sundimtarët e rinj talebanë të Afganistanit thanë të martën se ata janë të vendosur që të gjitha evakuimet e huaja nga vendi të përfundonin deri në 31 gusht dhe se nuk do të binin dakord për një zgjatje të afatit. Ndërkohë, u bënë thirrje shtetasve afganë që ishin grumbulluar jashtë aeroportit të Kabulit të ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi nuk do të lejohej evakuimi.

Ndërkohë, zëdhënësi taleban, Zabihullah Mujahid u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos inkurajojnë afganët të largohen nga atdheu.

Talebanët gjithashtu u bënë thirrje ambasadave të huaja të mos mbyllin ose ndalojnë punën.

“Ne i kemi garantuar ata për sigurinë”, tha ai.

Trupat amerikane momentalisht e kontrollojnë aeroportin e Kabulit, nga ku rreth 58,700 njerëz, më së shumti shtetas afganë që kanë punuar për forcat e huaja po mundohen të evakuohen.

Talebanët thonë se ata nuk do të bien dakord me shtyrjen e datës, pasi kjo do të shkelte marrëveshjen me SHBA.

Trajtimi i grave nga talebanët do të jetë një “vijë e kuqe”, paralajmëruan Kombet e Bashkuara gjatë seancës emergjente të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Kanabis me postë nga Britania e Madhe, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Green mail 2”. David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç, u...

E quajtën terrorist, shkrimtari tregon si nisi incidenti me muxhahedinët

Shkrimtari, Gjergji Thanasi ishte pjesë e incidentit të ndodhur në Panairin Veror të Librit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një grup muxhahedinësh...

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

TË FUNDIT

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?