Një shishe ujë 40 dollarë, jeta e vështirë në aeroportin e Kabulit, gra e fëmijë në kushte mjerane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Afganët e mbledhur përreth aeroportit të Kabulit deklarojnë se po përballen me kushte të rënda, teksa presin që të largohen nga vendi.

Sipas tyre, njerëzit po shtohen për shkak të nxitimit dhe gratë dhe fëmijët janë në kushte të mjerueshme.

Gjithashtu, çmimi i ujit dhe ai i ushqimeve kanë arritur në stratosferë, denoncojnë afganët.

“Në aeroportin e Kabulit, një shishe ujë shitet për 40 dollarë, ndërsa një pjatë oriz për 100. Shitja nuk bëhet në valutën afgane dhe çmimet janë të papërballueshme për njerëzit e zakonshëm”, shprehet një burrë.

Trupat ushtarake perëndimore në aeroportin e Kabulit po punojnë me ritme të shpejta për të larguar njerëzit përpara 31 gushtit, dita kur do të përfundojë dhe procesi i evakuimit.

Për shkak të mbipopullimit momente kaosi dhe dhune janë regjistruar përreth kompleksit, me gardianët vendas dhe të huaj që kanë zmbrapsur turmat e njerëzve, që duan të largohen për t’i shpëtuar dhunës së talebanëve.

Sipas një komunikimi të autoriteteve amerikane të bërë ditën e martë, mbi 20 persona janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e incidenteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Zhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

TË FUNDIT

Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë

"Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja". Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e...

16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Kinë

16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës. Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?