Një qytetare franceze e evakuuar nga Afganistani tregoi se iu kishte dhënë para talebanëve në mënyrë që ajo dhe grupi i saj të mbërrinte në aeroportin e Kabulit dhe më pas të udhëtonin drejt vendit të origjinës.
Victoria Fontan, një profesoreshë e studimeve të paqes dhe konfliktit në Universitetin Amerikan të Afganistanit, tha për Euronews se talebanët e vendosën atë dhe grupin e saj nën “arrest shtëpiak” dhe e bënë pothuajse të pamundur që t’i çonin në aeroport.
“Nga fillimi deri në fund, ishte krejt e pasigurt nëse mund të mbërrimin në aeroport edhe si ndërkombëtarë”, tha Fontan.
Ajo është një nga mijëra personat që janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gushti.
“Ekziston një person i veçantë përgjegjës, i emëruar nga talebanët për të siguruar atë që ata e quajnë kalim të sigurt të ndërkombëtarëve në aeroport. Por, kjo është me të vërtetë një zhvatje më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ajo për Euronews.
“Ata na kontrolluan derisa na morën gjithçka, madje edhe radiot në fund. Dhe pastaj na hipën në autobusë dhe ne u lamë në një nga portat e aeroportit. Fatmirësisht, një nga portat e aeroportit më pak të mbushur me njerëz”, shpjegoi ajo, duke deklaruar se u deshën dy orë për të hyrë në aeroport.
Ajo rrëfeu më tej se kishte shumë persona të tjerë që ishin të dëshpëruar dhe prisnin për të evakuuar nga Afganistani.
LEXONI GJITHASHTU: