Një ‘sulm vdekjeprurës’ mund të ndodh në aeroportin e Kabulit për punë orësh, është shprehur ministri britanik i Forcave Ushtarake, James Heappey.
Heappey është shprehur se një e “realitet i zymtë” është fakti se shërbimet e inteligjencës britanike po bëhen “gjithnjë e më të sigurt” se një sulm i mundshëm mund të ndodhë në kryeqytetin e Afganistanit ose në qendrat përreth që po përdoren për të strehuar refugjatët që presin të largohen.
I pyetur nëse një sulm mund të ndodhte në orët e ardhshme, ai u përgjigj: “Po.”
Grupi ndaj të cilit dyshohet më tepër është një degë e ISIS në Afganistan e quajtur Islamic State Khorasan ose ISIS-K.
Kërcënimet po ushtrojnë edhe më tepër trysni ndaj forcave perëndimore për të evakuuar ata që po mundohen t’i ikin talebanëve një orë e më parë.
Turma të tëra njerëzish janë mbledhur rreth aeroportit të Kabulit me shpresën se do të kenë mundësi të hipin në një nga avionët e fundit të evakuimit.
Burime nga të tjerë zyrtarë të lartë britanik janë shprehur se ka “një rrezik tepër të lartë të një sulmi terrorist” kundër operacioneve evakuuese në Kabul, pjesë e të cilës po bëhen forcat britanike, amerikane etj.
“Inteligjenca britanike po fiton gjithnjë e më tepër siguri javët e fundit se në aeroportin e Kabulit mund të ketë një sulm vdekje-prurës,” u shpreh ministri Heappey për agjencinë britanike të lajmeve Sky News.
Ai shtoi se qeveria britanike po “bën maksimumin për t’i ofruar siguri atyre që nuk janë evakuuar ende”.
LEXONI GJITHASHTU: