“Si i shpëtova vdekjes”, refugjati afgan në Itali tregon sprovën e largimit nga vendi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Njerëz që shtypen, dëshpërim dhe radhë të gjata janë vetëm disa nga skenat e regjistruara mes civilëve të bllokuar jashtë aeroportit të Kabulit.

Disa janë në radhë prej ditësh, nën motin e nxehtë, me shpresën se do të hipin në “avionin e ëndrrave” për t’u larguar nga Kabuli.

Një nga personat me fat që arriti të transferohej në Itali pranoi të fliste në kushte anonimati. I identifikuar me germën M, personi në fjalë ishte mes atyre që kishin punuar për kompanitë italiane dhe jeta e tij ishte në rrezik.

“I thashë familjes sime se duhet të shkonim në aeroport pasi ishim në rrezik. Nëse talebanët do të më gjenin do të më vrisnin, pasi punoja për kompani italiane dhe ambasadën e Italisë. Ndaj duhet të largoheshim. Nuk lashë asgjë në shtëpi, i dogja të gjitha dokumentet”, u shpreh qytetari afgan.

M dhe familja e tij nuk morën asgjë me vete, përveç rrobave që kishin veshur. Në aeroport, atij iu desh të priste tre ditë përpara se të hipte në avion. Ai nuk donte të largohej pa bashkëshorten dhe dy fëmijët. Tani, ai kujton sprovën e kaluar bashkë me familjen.

“Njerëzit filluan të mblidheshin te porta kryesore dhe donin të hynin. Në një moment bashkëshortja ime nuk po kontrollonte dot vajzën tonë, ndaj dhe u rrëzua. Turma i kaloi sipër, por për fat të mirë nuk u lëndua. Një ditë më pas, na u desh të prisnim në diell, pa ujë, pa ushqim dhe fëmijëve u ra të fikët”, tha M.

Refugjati është nga Panxhshiri, bastioni i fundit që u reziston talebanëve. Një tjetër arsye kjo përse ai dhe familja e tij ishin në rrezik. Ndërkohë, prindërit e tij janë ende në Afganistan.

“Nëse një ditë talebanët kapin prindërit e mi dhe u thonë se nëse djali juaj nuk kthehet ne do t’ju vrasim, atëherë unë do të kthehem në Afganistan për t’i shpëtuar. Nuk kam frikë nga vdekja”, u shpreh ai.

Evakuimet janë kthyer në një garë kundër kohës. “Pangea” është një organizatë jofitimprurëse e cila që prej viteve të para 2000 ka mbështetur gratë afgane. Drejtuesit e saj kanë punuar për të evakuuar stafin dhe sa më shumë civilë.

“Njerëzit jashtë aeroportit janë në gjendje shoku. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe na telefonojnë. Ne u ofrojmë mbështetje psikologjike që të reagojnë dhe të mos dorëzohen. Shpesh herë u themi se mund t’ia dalin, që të mos qajnë dhe të largohen se ndryshe nuk do të shpëtojnë”, tha Luca Lopresti, president i Pangea Onlus.

“Pangea” ka ndihmuar dhjetëra mijëra gra në Afganistan.

Kur refugjati mendon se çfarë ka lënë pas, ai ndihet i pashpresë. Edhe pse tani ndodhet i sigurt në Itali, ai ëndërron të kthehet në Afganistan dhe uron që një ditë vendi i tij të jetë sërish i lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Etiketimet

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...

TË FUNDIT

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...

Krerët e shtetit në Kosovë takojnë ambasadorët e QUINT-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e...

Mësuesi është kthyer në një profesion të rëndomtë, pretendon eksperti

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti u shpreh për “SOT” në Euronews Albania se mësuesi në Shqipëri është kthyer në një profesion të rëndomtë. Ai konsideroi...