Rrezik për atentate në Kabul, vendet perëndimore apel qytetarëve të largohen nga aeroporti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një numër vendesh kanë deklaruar se ekziston rreziku për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit dhe kanë udhëzuar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë atje.

Kanë qenë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia që kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të largohen menjëherë nga zona jashtë aeroportit.

Mbi 82 mijë persona janë evakuuar në rrugë ajrore nga Kabuli, që ra në duart e talebanëve 11 ditë më parë.

Vende të ndryshme po përpiqen të evakuojnë njerëzit e tyre brenda datës 31 gusht, që është dhe afati i fundit.

Disa mijëra persona janë ende duke pritur jashtë aeroportit me shpresën se do të mund të largohen nga vendi.

Talebanët kanë kundërshtuar çdo mundësi për zgjatjen e afatit, por edhe kanë premtuar se do të lejojnë të huajt të largohen edhe përtej 31 gushtit – ka bërë të ditur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Të enjten, ministrja e Jashtme australiane, Marise Payne deklaroi se kërcënimi për sulme terroriste është i vazhdueshëm dhe shumë i lartë.

Deklarata erdhi disa orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit lajmëroi personat e mbledhur në hyrjet e aeroportit që të largoheshin menjëherë.

Mbretëria e Bashkuar bëri një paralajmërim të ngjashëm duke u kërkuar njerëzve që të largohen në një strehë të sigurt deri në një sugjerim të mëtejshëm.

Ministria e Jashtme britanike deklaroi se situata e sigurisë në Afganistan mbetet e paqëndrueshme dhe përsëriti se rreziku për sulme terroriste mbetet i lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...

Greqia do të rris pensionet në 2023, nisma pas më shumë se një dekade

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke nisur nga viti 2023, Greqia do të rritë pensionet. Ishte ky premtimi i dhënë...

TË FUNDIT

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër. Benzina do të...