Presidenti amerikan Joe Biden, me zërin të dridhur nga emocionet u betua të enjten se SHBA do të përndjekë dy kamikazët e sulmit në aeroportin e Kabulit në Afganistan.
Ai tha se i ka kërkuar Pentagonit të bëjë plane për kundërsulm.
Biden foli disa orë pas dy shpërthimeve që vranë 12 ushtarë amerikanë dhe plagosën disa të tjerë, një ditë që shënoi më të rëndën për nga viktimat e forcave amerikane në Afganistan prej një dekade.
View this post on Instagram
“Nuk do të falim, nuk do të harrojmë. Do t’ju vihemi pas dhe do t’ju bëjnë të paguani,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas presidentit evakuimet e SHBA do të vazhdojë, megjithëse kreu i SHBA nuk njoftoi për ndonjë ndryshim të planit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani lajmëruar të martën e kaluar.
“I kam kërkuar komandantëve të mi të zhvillojnë plane për të sulmuar asetet e ISIS-K, drejtuesit dhe bazat e tyre. Do të përgjigjemi me forcë dhe precizion sipas ritmit tonë, në vendin që ne zgjedhim dhe në çastin e volitshëm për ne,” tha Biden.
LEXONI GJITHASHTU: