Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur shqetësime se i druhen një tjetër sulmi në Kabul.
“Në Kabul ka të ngjarë një tjetër sulm terrorist”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Ditën e djeshme dy shpërthime të fuqishme jashtë aeroportit të Kabulit vranë 170 persona, mes tyre 13 ushtarë amerikanë.
Më shumë se 200 persona të tjerë u plagosën në sulmin e së enjtes, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit për CNN.
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA do të përndjekë dy kamikazët e sulmit në aeroportin e Kabulit në Afganistan.
“Nuk do të falim, nuk do të harrojmë. Do t’ju vihemi pas dhe do t’ju bëjnë të paguani,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU: