Nuk mbylli minierën e qymyrit, Polonia detyrohet t’i paguajë €500 mijë në ditë Brukselit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur se Polonia do i paguajë Brukselit 500 mijë euro në ditë pasi dështoi në mbylljen e një miniere qymyri në kufirin Poloni – Çeki.

Praga ka ngritur shqetësimin se miniera kullon ujërat nëntokësore dhe dëmton komunitetet përtej kufirit.

Miniera Turow ndodhet në jug-lindje të Polonisë, afër kufirit me Republikën Çeke dhe Gjermaninë.

Në janar, qyteti gjerman Zittau, përtej kufirit nga Turow çoi Poloninë në të njëjtën gjykatë me të njëjtat akuza.

Polonia nga ana tjetër, mbështetet në qymyr për nevojat e saj energjitike andaj e injoroi urdhrin e mëparshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke shprehur se do arrinte një marrëveshje me Çekinë fqinje.

Polonia gjeneron rreth 70% të energjisë elektrike nga qymyri dhe ishte i vetmi vend i BE -së në vitin 2019 që nuk u angazhua për uljen e emetimeve neto të gazit serë në zero deri në vitin 2050.

 

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Pasaportat belge me personazhet viztatimorë

Personazhet vizatimorë përfaqësojnë identitetin e belgëve. Qeveria prezantoi këtë javë pasaportat e reja me Tintin dhe Smurfs. Këto personazhe të filmave të animuar sipas ministres së Jashtme...

Ura në SHBA shembet pak para vizitës së Biden

Një urë në Pittsburgh të SHBA është shembur në momentin që po kalonin mbi të katër automjete, përfshirë një autobus. Zyrtarët raportojnë për 10 persona...

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER