Xi Jinping: Ndalohet financimi i projekteve të qymyrit jashtë shtetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, njoftoi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Kina do të ndalojë financimin e projekteve të qymyrit jashtë shtetit. Ky vendim është marrë në përpjekje për të zvogëluar emetimet e karbonit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Xi Jinping u zotua të përshpejtojë përpjekjet që Kina, emetuesi më i madh në botë, të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060.

“Kina do të përpiqet të arrijë kulmin e emetimeve të dioksidit të karbonit para vitit 2030 dhe do të arrijë të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060. Kjo kërkon punë të jashtëzakonshme, dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbushur këto qëllime. Kina do të rrisë mbështetjen për vendet e tjera në zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe të ulët të karbonit dhe nuk do të ndërtojë projekte të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit.” – njoftoi Xi Jinping.

Pavarësisht deklaratës, Kina është ende financuesi më i madh i projekteve që përdorin qymyr në vendet në zhvillim si Indonezia, Vietnami dhe Bangladeshi.

Aktivistët e klimës e kanë cilësuar vendimin e presidentit kinez si “ndryshues i vërtetë i lojës” në varësi të kohës kur të hyjë në fuqi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “i inkurajuar” nga njoftimet “e rëndësishme” të Kinës lidhur me reduktimin e emetimeve të karbonit, por paralajmëroi se duhet bërë shumë më tepër për luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

Etiketimet

Përfundon raundi i parë i takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

Raundi i parë i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përfunduar. Takimi u realizua me ndërmjetësimin e...

Të jesh student në Tiranë është luftë për mbijetesë, thonë të rinjtë

Për Flavia Osmanin, të jesh student apo studente në Shqipëri e sidomos në Tiranë është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë. Pë "Euronews Albania", ajo...

Rekrutët ukrainas në Britaninë e Madhe, stërviten kundër pushtuesve rusë

Deri pak javë më parë, Serhij ishte një analist biznesi në një kompani elektronike. Ndërsa Zakhar ishte një inxhinier. Tani ata janë ushtarë që...

TË FUNDIT

Kanabis me postë nga Britania e Madhe, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Green mail 2”. David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç, u...

E quajtën terrorist, shkrimtari tregon si nisi incidenti me muxhahedinët

Shkrimtari, Gjergji Thanasi ishte pjesë e incidentit të ndodhur në Panairin Veror të Librit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një grup muxhahedinësh...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?