Kompania Facebook thotë se po i jep fund sistemit për identifikimin e fytyrës.
Ky vendim vjen pasi një “shtimi të shqetësimeve mes shoqërisë në lidhje me teknologjinë që mund të identifikojë automatikisht njerëzit në fotografi dhe video”.
“Enti rregullator është ende në proces për të siguruar një sërë rregullash të qarta rreth përdorimit të tij. Mes kësaj pasigurie të vazhdueshme, ne besojmë se kufizimi i përdorimit të njohjes së fytyrës tek një grup i vogël rastesh është i përshtatshëm” – shkruan në blog Jerome Pesenti, nënpresident i inteligjencës artificiale në kompaninë Facebook.
Në bazë të vendimit, kompania Facebook do të eleminojë “gjurmët e identifimit të fytyrës” të më shumë se 1 miliardë personave.
Facebook tha se 1/3 e përdoruesve të përditshmën kanë pranuar përdorimin e kësaj teknologjie. Fshirja e të dhënave do të kryhet deri në dhjetor.
“Do të vazhdojmë të punojmë në këto teknologji dhe të angazhojmë ekspertë të jashtëm, për të trajtuar problemet” – tha kompania Facebook.