Për sa i përket situatës së emigrantëve në kufirin mes polonisë dhe Bjellorusisë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Ai rithekson rëndësinë që çështjet e emigracionit dhe refugjatëve të trajtohen sipas parimeve humanitare dhe ligjit ndërkombëtar.
“Situata të tilla nuk duhet të përdoren për qëllime politike dhe të bëhen shkak për tension mes shteteve” – tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.
Gjithashtu OKB është e shqetësuar për numrin e madh të emigrantëve dhe refugjatëve që vazhdojnë të mbeten jashtë në temperatura pothuajse të ulëta në kufi.
Nga ana tjetër, kryeministri i Polonisë akuzoi Bjellorusinë për “terrorizëm” në krizën e shkaktuar nga kufiri i vendit të tij me Bjellorusinë.
“Është e qartë se ajo që ne po përballemi këtu është manifestimi i terrorizmit shtetëror”, tha kryeministri polak.
Situata kritike e emigrantëve në kufijtë e jashtëm të BE ka bërë që kancelarja në detyrë, Angela Merkel të zhvillojë një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel i ka thënë Putinit se “instrumentalizimi i migrantëve” nga Bjellorusia është i papranueshëm. Ajo i ka kërkuar Putinit të influencojë në këtë krizë ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos.