Forcohen masat ndaj COVID në botë, shkak përhapja e Omicron

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Britaninë e Madhe, pavarësisht se u regjistruan 200 mijë infektime të reja, kryeministri Boris Johnson deklaroi se është i gatshëm të luftojë valën e radhës, por pa shtuar masat kufizuese.

“Fale nismës kombëtare për të vaksinuar britanikët, ne tashmë kemi një nivel të kosniderueshëm mbrojtjeje. Dhe gjithashtu së bashku me planet e masave kufizuese të vendosura para Krishtlindjeve, ne kemi një shans për të mposhtur variantin Omicron pa u detyruar të mbyllim të gjithë vendin”, tha Boris Johnson.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron iu drejtua pesë milionë qytetarëve të Francës ende të pavaksinuar të martën, duke u zotuar se do t’i “inatoste ata” si pjesë e strategjisë së qeverisë së tij.

Komentet e presidentit francez në një intervistë për gazetën “Le Monde” erdhën në ditën kur Franca raportoi një tjetër rekord ditor me më shumë se 271,000 infektime të reja, pasi varianti Omicron vazhdon të mbizotërojë valën e pestë të virusit.

Në SHBA, presidenti Joe Biden është duke rritur stoqet e pilulave anti-COVID të Pfizer, të prodhuara për të luftuar efektet më të rrezikshme të COVID-19. Presidenti bëri të ditur se ka nisur një sulm i shumëfishtë për të mposhtur pandeminë.

“Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe shumë i ndryshëm nga çdo gjë që kemi përjetuar më parë. Por mund të mbroheni dhe të them të drejtën duhet të mbroheni. Vaksinohuni, merrni dozën përforcuese, ka plot vaksina për të gjithë. Mbani maska”, u shpreh Joe Biden.

Por teksa vazhdojnë debatet mbi masat dhe programet e vaksinimit, Pekini vazhdon të ndjekë strategjinë e Zero-COVID, tre raste asimpotmatike ishin të mjaftueshme për autoritetet kineze që të fusnin në karantinë 1.2 milionë njerëz të hënën, të cilët iu bashkuan 13 milionë të izoluarve në qytetin e Xi-AN.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Deputeti mbështetës i Bashës merr pjesë në protestën e thirrur nga Berisha

Deputeti demorkat i qarkut të Korçës, Bledion Nallbati i cili nuk e ka mbështetur Sali Berishën, i është bashkuar protestës së sotme. Nga selia e...

Protestuesit mblidhen para selisë blu, kërkojnë largimin e Ramës

Para selisë së Partisë Demokratike janë mbledhur protestuesit e parë. Për Euronews Albania ata kanë treguar arsyet pse do t’i bashkohen sot protestës së orës...

BE kundër SHBA për abortin, miraton rezolutën për të drejtat e grave

Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë që dënon ashpër përkeqësimin e shëndetit seksual dhe atij riprodhues në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu cënon...

TË FUNDIT

‘Berisha do të flasë i fundit’, agjenda e protestës së sotme

Situata në Partinë Demokratike paraqitet e qetë, kur na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gazetari...