Cila është arsyeja e vërtetë e rënies drastike të Bitcoin?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumë e kanë komentuar rënien masive të Bitcoin kohët e fundit duke ja fajësuar atë protestave në Kazakistan – por a është kjo realisht aryseja?

Me shumë mundësi, jo.

Arsyeja përse komentet rreth Kazakistanit kanë qenë të shumta këto ditë është sepse, ky shtet në Azinë Qendrore, është i treti në rang global për sa i përket prodhimit të Bitcoin (18%).

Ky proces i njohur edhe si ‘gërmim’ kërkon sasi të mëdha të elektricitetit si pasojë e fuqisë së lart që përdorin procesoret e nevojitur në ‘gërmimin’ e Bitcoin.

Dhe nëse marrim parasysh çmimet e ulta të elektricitetit në Kazakistan, sigurisht që ai kthehet në vendin perfekt për shumë prodhues të Bitcoin, shumë prej të cilëve kanë lënë Kinën (vendin e dytë për prodhimin e Bitcoin) për t’u shpërngulur në Kazakistan, si pasojë e vendimit të Pekinit për të ndaluar gërmimin e çdo lloj kriptovalute.

Protestat e ditëve të fundit në Kazakistan, së bashku me prerjet e energjisë elektrike në vend, thuhet të kenë kontribuuar në këtë ulje madhështore të Bitcoin, i cili këtë të hënë shkoi për herë të parë në muaj të tërë, posht vlerës së $40,000 dollarëve.

Sidoqoftë, kjo nuk është aryseja kryesore.

  • Së pari, vlera e Bitcoin nuk është e lidhur drejtëpërsëdrejti me rrjetin elektrik apo më sakt, vlera e Bitcoin nuk është e varur nga prodhimi apo jo i monedhës – sepse 90% e Bitcoin është gërrmuar tashmë – edhe pse, kjo i jep një ide të përgjithshme investitorëve rreth sigurisë së kriptovalutës.
  • Së dyti, vlera e Bitcoin ca qenë duke rënë prej muajsh të tërë, gjë që sugjeron se aryeja e vërtetë për këtë rënie, nuk mund të jenë trazirat në Kazakistan por pikërisht kriza globale që ka prekur të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
  • Së treti, komentet e bëra së fundmi nga Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane shërbyen për t’i dhënë ‘goditjen e fundit’.

Këto komente përfshinë disa paralajmërime për shtrëngimin e politikave monetare të Bankës Qëndrore Amerikane, që mbi të gjitha do të përfshijnë ngritjen e normave të interesit.

Pse po ndikon Banka Qendrore Amerikane tek Bitcoin?

Arsyeja është e thjesht.

Prej kohësh, kriza globale sidomos kriza e naftës ka bërë që shifrat e inflacionit kudo të arrijnë nivele shqetësuese. Me rritjen e inflacionit, autoritetet amerikane po paralajmërojnë se do të jenë të detyruar të rrisin normat e interesit në mënyrë që të mbajnë nën kontroll inflacionin dhe të mundohen ta ndalojnë rritjen e mëtejshme të tij.

Kjo ka shkaktaur panik mes investitorëve në tregun global të bursës, përfshi këtu edhe Bitcoin. Ata i janë frikësuar një mundësie të rritjes së normave të interesit, që do t’i bënte investimet e tyre më të paqëndrueshme dhe të rrezikuara.

“Aksionet e kompanive të teknologjisë ndikohen në mënyrë të veçantë nga këto politika të reja, pasi ato janë tejet të ndjeshme ndaj një rritjeje në normat e interesit, “ – thotë Fiona Cincotta, analiste në City Index.

Një tjetër fakt që mund ta përkeqësojë sitautën edhe më tej, është publikimi i shifrave të përditësuara të inflacionit nga Banka Qendrore Amerikane, këtë të premte, që mund të kontribuuojë në përhapjen edhe më të theksuar të panikut mes investitorëve të kriptovalutave, që do të thotë se ata do të nisin shumë shpejt t’i shesin për të mos rrezikuar humbje të thellë.

Që prej fillimit të vitit, Bitcoin ka humbur rreth 12 % të vlerës së tij.

Edhe kriptovaluta tjetër më e fuqishme, Ethereum ka humbur 12% dhe kriptovaluta të tjera po ashtu si Solana etj.

Ekspertë të ndryshëm thanë për Wall Street Journal që këto ulje drastike janë shenjë që kriptovalutat janë investime të rrezikshme për shumicën e njerëzve.

“Kjo provon që Bitcoin sillet si një aset me risk të lartë,” tha Noell Acheson, drejtore e Genesis Global Trading për Wall Street Journal.

Ka nga ata që besojnë pa kushte në ‘imunitetin’ e monedhës Bitcoin ndaj inflacionit, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që vazhdojnë të mendojnë që kriptovalutat kanë natyrë spekulative dhe se ato janë direkt të lidhura me valutat e tjera fiat.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER