‘Prisni më të keqen’, goditet faqja zyrtare e qeverisë së Ukrainës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mesin e tensioneve me Rusinë disa faqe zyrtare të qeverisë ukrainase  ranë pre e një sulmi kibernetik. Kievi nisi hetimet për të kuptuar se çfarë ndodhi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha se ishte shumë herët për të përcaktuar se kush mund të qëndronte pas sulmit, por nënvizoi se në rastet e kaluara përgjegjëse ka qenë Moska, e cila gjithmonë ka mohuar akuzat.

“Kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”, thuhej pjesërisht në mesazhet e dërguara në gjuhën ukrainase, ruse dhe polake.

Sulmi kibernetik, i cili goditi Ministrinë e Punëve të Jashtme, kabinetin e ministrave, këshillin e sigurisë dhe mbrojtjes, vjen pasi Kievi dhe aleatët e tij kanë dhënë alarmin për një ofensivë të re të mundshme ruse në Ukrainë.

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER